Ish-inspektori i Policisë së Shkodrës, Roland Çomo, në një analizë të tij thekson se informacioni policor nuk është në nivelet e duhura dhe se kjo mbetet një nga dobësitë më të mëdha në punën e strukturave të rendit.
Sipas tij, punonjësit e inteligjencës policore, të cilët kanë në ngarkim juridiksione të caktuara, nuk i frekuentojnë rregullisht dhe periodikisht zonat përkatëse, si dhe nuk qëndrojnë gjatë në terren. Kjo sjell pasoja të drejtpërdrejta: humbje të kontaktit me komunitetin, krijimin e një distance Polici–Qytetar dhe mungesë informacioni në kohë reale.
“Policia nuk mund të pretendojë të marrë informacion duke qëndruar vetëm në zyrë, apo duke u shfaqur në zonë vetëm pas ndonjë ngjarjeje. Informacioni është baza e punës së saj, ndërsa planet me postoblloqe apo patrullime janë vetëm pjesë e detyrave, jo thelbi. Çelësi i suksesit është inteligjenca policore, pasi ajo lidhet si me zbardhjen e krimeve, por mbi të gjitha me parandalimin e tyre”, – thekson Çomo.
Ai ndalet edhe tek lëvizjet, transferimet apo ndryshimet e shpeshta të specialistëve të fushës, që sipas tij bëhen pa një plan të qartë dhe pa u lënë kohën e duhur për të njohur terrenin. Ky fenomen, shton ish-inspektori, e dëmton rëndë punën profesionale dhe krijon problematika serioze në terren.
Shkrimi i Plotê
Informacioni Policor nuk është në nivelet e duhura.
Punonjësit e (Inteligjencës Policore) Policisë te cilët mbulojnë Juridiksionet e përcaktuara nuk frekuentojnë rregullisht periodikisht dhe nuk qëndrojnë gjatë ne zona dhe normalisht kjo shkakton anomali, vështirësi apo mungesë në thithjen e informacioneve policore.
Duke qëndruar apo frekuentuar pak e aspak zonat e percaktuara, humbasin kontaktin me njerëzit me komunitetin krijohet distance Polici- Komunitet.
Nëse nuk qëndron dhe shkon rregullisht në zonë (terren), nuk ke as se çfarë bën në zyrë , nuk tē sjell njeri informacione duke qëndruar në zyrë, apo duke shkuar në zonë vetëm kur ndodh një ngjarje.
Policia punon me informacione ato janë baza e punës së saj dhe nuk jane as planet e masave që bëhen për ngritjen e pikave me postoblloqe apo patrullime keto janë patjetër pjesë e punës së saj, por primare duhet të jetë inteligjeca policore mirëfunksionimi I saj ēshtë çelësi i suksesit si për zbulueshmērinë e ngjarjeve kriminale por edhe ajo që ështe me e veshtira dhe me kryesorja ,parandalimi I tyre.
Comments
Post a Comment