I shpëtoi atentatit, por iu vranë dy miqtë, Erogen Vaso: Ika me vrap, më ndoqi me armë

Erogen Vaso Brajoviç është marrë në pyetje sërish nga hetuesit lidhur me atentatit në Shkodër dy ditë më parë (8 Shkurt) ku të vrarë mbetën dy miqtë e tij, ndërsa vetë u plagos.

43-vjeçari ka rrëfyer se po pinte kafen e mëngjesit kur pa një person me skafandër në kokë dhe armë.

“Në atë moment”, deklaroi Erogen Vaso Brajoviç, “u ngrita dhe u largova me vrap”.

Por theksoi se autori i masakrës, i dyshuar si Ragip Gila, e ndoqi nga pas duke e qëlluar.

Comments