Dita Fushore e Misrit / Prezantohen 52 hibride, eventi mbledh fermerë e specialistë të zonës veriore
52 hibride të farës së misrit, janë prezantuar në Shkodër nga Qendra Shkencore e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, në panairin e njohur si “Dita Fushore e Misrit”.
Në aktivitet morën pjesë fermerë, agronomë dhe specialistë të kulturës së misrit nga i gjithë veriu i vendit.
Ky organizim i përvitshëm synon të njohë fermerët me llojet e reja të hibrideve dhe avantazhet që ato ofrojnë.
Sipas specialistëve, kërkesa e lartë për misër në rajon ka rritur ndjeshëm interesin e fermerëve për të shtuar sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë.
Përveç hibrideve të importuara, gjithnjë e më shumë po fitojnë vlerësim edhe varietetet autoktone, të cilat premtojnë prodhimtari më të lartë dhe përshtatje më të mirë me kushtet klimatike vendase.
Nga fermerët ne Shkodër, kultivimi i misrit po shihet gjithnjë dhe me më shumë interesë.
Comments
Post a Comment