2088 aplikime në raundin e dytë / Rektori Gjuraj: Nevojë për investime, apel pushtetit vendor e qëndror
Ka përfunduar raundi i dytë i aplikimeve dhe numri i studentëve që kanë aplikuar në këtë universitet për vitin e ri akademik është thuajse i njëjtë me atë të vitit të kaluar, me një rritje të papërfillshme prej 15 aplikimesh me shumë.
Universiteti i Shkodrës ka nevoja të mëdha infrastrukturore.
Gjuraj apeloi drejt pushtetit vendor e qëndror për rikonstruksion godinash aktuale dhe kalimin në pronësi të dy godinave të vjetra që prej vitesh janë jashtë përdorimit.
Deklaratat për media rektori Gjuraj i mbajti përpara fillimit të mbledhjes së senatit akademik të universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Comments
Post a Comment