Kryeparlamentarja Elisa Spiropali njofton se Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “Me mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Europiane, Kuvendi shqyrtoi draftpozicionin negociues për Grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”. Me këtë mbledhje përfunduam shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt:
I “Themelorët”,
II “Tregu i brendshëm”,
III “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”,
IV “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”,
V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”,
VI “Marrëdhëniet me jashtë”, të cilat i janë paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave
Comments
Post a Comment