Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar pas raportimeve në media që e lidhnin me një ngjarje të rëndë në Fushë-Krujë, ku një lëndë plasëse u vendos në një banesë.
Marku mohon kategorikisht çdo lidhje me incidentin dhe e cilëson si të pavërteta çdo spekulim që qarkullon për emrin e tij.
“Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë dhënë një deklaratë shumë të qartë për vendin e ngjarjes, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të isha pjesë e saj. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu. Faleminderit të gjithëve që më kanë shkruar me merak,” tha Marku.
Comments
Post a Comment