Shkodra Jazz Festival ndez atmosferën në Muzeun Historik, me tingujt magjikë të Ilaria Pilar Patassini dhe Alessandro D’Alessandro, në praninë e figurave të larta dhe një publiku entuziast

Në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës u zhvillua mbrëmë një koncert i veçantë në kuadër të edicionit të 16-të të Shkodra Jazz Festival.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, të cilët ndoqën nga afër atmosferën artistike.

Në skenë sollën tingujt e tyre Ilaria Pilar Patassini dhe Alessandro D’Alessandro, duke sjellë emocion dhe energji pozitive tek publiku.Në fjalën e tij, drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera, vlerësoi bashkëpunimin kulturor mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa vokalistja e grupit ndau emocionet e saj për performancën në Shkodër, duke theksuar mikpritjen dhe atmosferën e ngrohtë të qytetit.

Koncerti i radhës i festivalit do të zhvillohet më 30 gusht në sheshin para Bashkisë Shkodër, duke vijuar traditën e netëve muzikore që e kanë kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme të jazz-it.

Comments