Segmentet e by-pass-it të Shkodrës vazhdojnë të përballen me probleme serioze infrastrukturore.
Banorët dhe përdoruesit e rrugës raportojnë se situata po përkeqësohet çdo ditë, ndërsa autoritetet rrugore ende nuk kanë ndërhyrë me riparime të plota, pavarësisht shqetësimeve të përsëritura.
Që në fillim, ndërtimi i këtij By Passi u shoqërua me kundërshtime të shumta veçanërisht nga banorët e zonës të cilët nuk kishin dalje anësore për në banesat e tyre.
E sot ky By Pass ka mbi dhjetëra dalje të realizuara vetë nga këta të fundit.
By Passi i Shkodrës ndërtimi i të cilit nisi në vitin 2011 , është një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin, i cili shmangë kalimin e mjeteve përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit si dhe pritet të shërbejë si digë mbrojtëse ndaj përmbytjeve të qytetit të Shkodrës.
Comments
Post a Comment