Pas motit të keq, plazhi i rikthehet normalitetit. Pushuesit mbushin sërish Velipojën duke shijuar rrezet e diellit
Pas reshjeve të dendura dhe erërave të
forta që përfshinë bregdetin një ditë më parë, Velipoja është rikthyer sot në
qetësi.
Pushuesit kanë mbushur sërish plazhin, duke shijuar diellin dhe temperaturat e ngrohta, ndërsa gjurmët e stuhisë janë pastruar shpejt nga bizneset dhe shërbimet e plazhit.
Edhe pse moti i keq solli shqetësim të përkohshëm, pushuesit e konsiderojnë atë si një episod të rrallë veror, ndërsa Velipoja vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të preferuara në veri të vendit.
Me rritjen e fluksit të vizitorëve çdo verë, Velipoja po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një ndër plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.
Comments
Post a Comment