Një 25-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Spanjë. I riu është shpallur në kërkim që në vitin 2023, pasi ndaj tij gjykata caktoi masë e sigurisë “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Sipas Policisë, 25-vjeçari, Algert Zeneli banues në Laç në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.
Comments
Post a Comment