Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore me rastin e 15-vjetorit të rënies në krye të detyrës të punonjësit të Policisë së Shtetit, Kol Ndreshaj.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, të cilët vendosën kurora me lule në nderim të dëshmorit të Policisë.
Policia e Shtetit vlerëson sakrificën e Kol Ndreshajt dhe të të gjithë efektivëve të rënë ndër vite, duke theksuar se akti i tyre sublim mbetet frymëzim për çdo punonjës policie në përmbushjen e misionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
“I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit,” u shprehën përfaqësuesit e Policisë në këtë ceremoni.
Kujtojmë se efektivi Kolë Ndreshaj u vra në gusht të vitit 2010 teksa ishte në detyrë në Malësinë e Madhe. Ndreshaj, ishte punonjës i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër. Efektivi i veshur me uniformën dhe me motor, po kthehej nga shërbimi, kur u zu në pritë nga persona të paidentifikuar, 300 metra larg aksit kombëtar Shkodër-Koplik.
Comments
Post a Comment