Velipoja, për pushime të qeta / Pushuesit vlerësojnë pastrimin e vijës bregdetare, çmimet dhe mikpritjen
Velipoja vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj gjatë këtij sezoni veror.
Plazhi i gjerë me rërë të imët, uji i pastër, si dhe shërbimet e përmirësuara kanë bërë që vizitorët të shprehen të kënaqur me kushtet që ofron kjo zonë turistike. Të shumtë janë ata që shprehen se Velipoja jo vetëm që ofron bukuri natyrore, por edhe një ambient mikpritës dhe çmime të përballueshme për çdo buxhet.
Comments
Post a Comment