Vau Dejës, destinacion tërheqës turistik / Liqeni, kalatë, kultura, kulinaria dhe mikpritja karakterizojnë zonën

Vau Dejës, një bashki me pasuri natyrore, historike dhe kulturore të jashtëzakonshme, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Liqeni, kalatë historike, kulinaria tradicionale dhe mikpritja karakteristike e banorëve të zonës, lënë mbresa të veçanta tek çdo vizitor.

Aktivitetet kulturore janë po ashtu një mundësi e mirë e promovimit të bukurive të zonës.

Për kryetarin e Bashkisë, Kristian Shkreli, rritja e numrit të turistëve është një arritje, por edhe një përgjegjësi që dikton sfida.

Me një kombinim të natyrës, historisë dhe kulturës, Vau Dejës po e rrit profilin e tij nga viti në vit si një destinacion që nuk duhet lënë pa vizituar.

Comments