U rrëzua në një kompleks pushimi në Shëngjin, i mituri pëson dëmtime të rënda

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një kompleks pushimi në Shëngjin, ku një fëmijë është rrezuar nga këndi i lojërave.

Sipas policisë fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin.

I mituri është transportuar me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Policia dhe autoritetet po punojnë për verifikimin e rrethanave të rastit.

Comments