Rrjeti elektrik mbetet problem / Në zonën e Dajçit investimet mungojnë prej dekadash

Një rrjet elektrik që vetëm emrin e ka të tillë, pasi funksioni që kryen për familjet e fshatit Belaj në njësinë Administrative të Dajcit, nuk është në parametrat optimale.

 Linja që furnizon familjet e këtij fshati është instaluar dekada më parë dhe është amortizuar, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe rrezik për jetën e banorëve.

Njësia administrative Dajç është një prej tyre, ku disa fshatra trashëgojnë rrjetin e periudhës komuniste, që shpeshherë, për shkak të avarive, i lë pa drita banorët.

Ndërkohë, vetë OSHEE ka pranuar se do të bëjë disa investime në fshatrat që kanë problemet më të mëdha me rrjetin elektrik, por pritet që koha të tregojë nëse kërkesat dhe problemet e këtyre banorëve do të gjejnë zgjidhje.

Comments