“Qeveria duhet të vërë 1 mln shpërblim për ‘kokën’ e Prekë Kodrës”, Berisha: Zhurma për Thethin, tentativë për të mbuluar krimin mjedisor
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, foli edhe në lidhje me atë po ndodh në Theth, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen gjatë dy ditëve të fundit, pas njoftimit nga kryeministri Edi Rama se ndërtime pa leje do të hiqeshin nga ky fshat turistik.
Kujtojmë se Rama kritikoi ashpër edhe vendimin e marrë nga një prokurore për mos nisje të çështjes kundër këtyre ndërtimeve.
Berisha u shpreh se në vend që institucionet të merren me atë që ndodhi në Elbasan, masakrën mjedisore me zjarrin në landfillin e Elbasanit që zgjati për rreth një javë, merren me disa kontejnerë të vendosura në Theth.
Kryedemokrati theksoi se e gjitha kjo është vetëm një zhurmnajë për të “mbytur” atë që ndodhi në Elbasan, ndërsa shtoi se qeveria duhet të kishte vënë në dispozicion 1 mln lekë shpërblim për të kapur Prekë Kodrën, i cili njihet si pronar i kontejnerëve, që është shpallur në kërkuam edhe në lidhje me dosjen “Metamorfoza”.
Comments
Post a Comment