Postriba drejt fundit të karantinës / Preçi: Mbush afatin 30 ditor, jemi në monitorim

Zona e Postribës pritet që javën e ardhshme të dalë nga harta e karantinës. Lajmi bëhët i ditur nga shefi i shërbimit veteriner në Shkodër, Mark Preçi, i cili tha se rasti i murtajës tek ruminantët e vegjël u identifikua në fillim të qershorit dhe zona u karantinua për 30 ditë.

Pas kësaj date pritet që përmes një urdhëri të ministrit të hiqen disa prej masave kufizuese.

Drejtoria e Sherbimit Veteriner po vijon fushatën e takimeve me fermerë në çdo zonë, me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së sëmundjes.

Aktualisht, në qarkun Shkodër janë 3 vatra të infektimit.

Vatra e pare, e identifikuar në fillim të qershorit, pritet të jetë zonë e pastër gjatë javës së ardhshme në një rreze prej 3 km, pasi plotëson afatin 30 ditor.

Comments