Mbeturinat jashtë kontrollit / Gjendja në njësinë administrative të Bushatit është alarmante

Mbetjet dhe inertet vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit në disa fshatra të njësisë administrative të Bushatit duke krijuar kushte të pasigurta për mjedisin dhe shëndetin publik.

Përgjatë rrugës që lidh fshatrat e njësisë administrative të Bushatit ka mbeturina të shumta.

Nuk mungojnë as mbetjet e pëmeve që krasiten nga banorët, të cilët më pas i depozitojnë aty. Situata bëhet më alarmante edhe me rritjen e temperaturave.

Më problematike situata paraqitet në aksin Bushat-Barbullush.

Kazanët e mbeturinave, të vendosur në hyrje të rrugës së Barbullushit, me sa duket nuk përdoren nga banorët.

Këta të fundit preferojnë që të ndotin ambjentin dhe jo kazanët, të cilët janë bërë për të kryer funksionin për të cilin janë.

Ndotja në këtë zonë është e vazhdueshme edhe pse disa herë nga ana e Bashkisë Vau-Dejës është ndërhyrë për pastrimin e saj.

Janë banorët të cilët mesa duket nuk janë ndërgjegjësuar, derisa të aplikohen gjoba për to. Ndotje të mjedisit ka edhe në shumë pjesë të tjera të këtij segmenti.

Comments