Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë", shtetasja A. H., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, shtetasja A. H., dhe pasagjerja G. M., të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Comments
Post a Comment