Kostumi i Harpagonit, “shpirti” i Zef Jubanit / Një rol që bëri histori në skenën e Teatrit “Migjeni”

Në hollin e Teatrit “Migjeni” në Shkodër qëndron i ekspozuar një veshje që nuk është thjesht kostum skenik, por një fragment i gjallë i historisë së teatrit shqiptar.

Bëhet fjalë për kostumin origjinal që ka veshur aktori i shquar Zef Jubani në rolin e Harpagonit, në komedinë “Kopraci” të Molierit, vënë në skenë në shkurt të vitit 1952.

Roli i Harpagonit mbetet kulmi i karrierës së artistit që nga një aktor amator, u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të skenës shkodrane dhe shqiptare. Performanca e tij në “Kopraci” i dha teatrit një model interpretimi që ruhet si referencë edhe sot, mbi shtatë dekada më vonë.

Kostumi përbëhet nga elementë të punuar me kujdes, që pasqyronin jo vetëm epokën e Molierit, por edhe stilin e përpunuar të karakterit që Jubani solli në skenë: një koprac i dhënë pas parasë, me lëvizje të matura dhe një plastikë fizike të ndërgjegjshme shoqëruar me parukën e tij.

Shfaqja “Kopraci” u shfaq plot 67 herë për publikun, me mbi 23 mijë spektatorë, një shifër mbresëlënëse për kohën.

 Ky sukses e shndërroi Harpagonin e Jubanit në një legjendë skenike, ndërsa kostumi i tij sot mbetet dëshmia më e prekshme e atij suksesi.

Comments