Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spitalin e Shkodrës 55-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi A. H., 55 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Comments