Gjykata e Posaçme rrëzoi Arben Meskutin i cili kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove.
Vendimi për bosin e mikrokredive dhe skandalin e zhvatjes së qindra shtetasve u dha nga Erjon Bani.
Dosje e kaluar për moskompetencë pranë SPAK kishte kërkuar të njëjtën gjë edhe nga gjyqtarët e tjerë dhe në datë 1 korrik ripërsëriti qëndrimin për të lënë qelitë, çështje që u shqyrtua gjatë ditës nga gjykata antikorrupsion.
I dyshuari rikërkoi revokimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhënë nga gjykata e Tiranës si edhe ofroi zëvendësimin me një ose më shumë masa të lehta ose garanci pasurore, si pasojë e humbjes së fuqisë së afatit të kohëzgjatjes së paraburgimit.
Comments
Post a Comment