Kjo është një prej disa rrugicave në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina në Shkodër, e cila prej më shumë se 20 vitesh është e amortizuar.
Jo vetëm kjo, por numërohen edhe të tjera rrugë e rrugica në këtë fshat që e kanë të nevojshme rehabilitimin.
Një situatë kjo e cila vit pas viti nuk po gjen zgjidhje, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e banorëve.
Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin, sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara, duke sjellë vështirësi në lëvizje.
Këto rrugë i bëjnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi, kur gropat mbushen me ujë.
Comments
Post a Comment