Fluks i lartë lëvizjesh në Muriqan / Të huajt zgjedhin Shqipërinë për pushime, 7300 shtetas hynë në 24 orë

Lëvizjet në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit këtë të marte ishin të shumta.

Shtetasit e huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, këtë e dëshmon edhe numri i lartë i hyrjeve në territorin tonë.

Sipas autoriteteve doganore, në 24 orët e fundit, nga Pika e Kalimit Kufitar të Muriqanit kanë hyrë dhe dale 12 mijë e 800 shtetas me 4064 mjete.

Kanë hyrë 7300 shtetas dhe kanë dalë nga territori shqiptar 5500.

 Kanë hyrë 2384 mjete dhe kanë dalë 1680 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, sipas punonjësve të Pikës Kufitare Muriqan, lëvizjet më të mëdha janë në orët e para të mëngjesit, atëherë kur dhjetëra qytetarë nga Shkodra i drejtohen Ulqinit dhe Podgoricës si punonjës ditor apo sezonal.

Comments