Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët në qytetin e Durrësit, ku fokusi kryesor ka qenë performanca e qeverisjes vendore dhe përmirësimi i efikasitetit në administratë. Nuk kanë munguar kritikat e drejtpërdrejta nga ana e kreut të qeverisë, i cili është ndalur veçanërisht tek puna e dobët e disa strukturave lokale.
Me tone kritike dhe herë pas here me batuta, Rama iu drejtua kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, duke u shprehur se nënkryetarët e kësaj bashkie duken të lodhur dhe të rraskapitur, duke kërkuar publikisht nga ai që të ndërmarrë masa për rifreskimin e stafit.
“Meqë ra fjala dhe nënkryetarët, është mirë të ndryshojnë, sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur”, tha Rama. “Ju qeshni, por e ndjeni vetë se mezi po i mbani në krah. Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Bëni mirë të bëni një rifreskim të madh.”
Comments
Post a Comment