Dogji një sipërfaqe toke me ferra dhe barishte në Melgushë, procedohet në gjendje të lirë 59-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. L., 59 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi dyshohet si autor i djegies me zjarr të një sipërfaqeje toke me ferra dhe barishte, në fshatin Melgushë.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Comments