Denoncimi i gazetarit: Pacienti i sëmurë priste që të shiste viçin, për të paguar lekët e operacionit
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sërish skandale që lidhen me korrupsionin në sektorin e shëndetësisë në vendin tonë.
Gjatë një Podcasti, Stafa deklaroi se një pacient i sëmurë, priste të shiste viçin, që të paguante operacionin tek mjeku, pasi ky i fundit i kishte thënë që sëmundja e tij pret.
Më tej gazetari theksoi se mjeku që do t’i merrte lekët qytetarit të sëmurë, nuk mund të quheshe mjek dhe se në dijeni të korrupsionit janë të gjithë.
“Ishte një pacient, që priste t’i rriteshe viçi dhe më pas ta shiste, për të shkuar në operacion. Se i kishte thënë mjeku: më duhen kaq lekë.
Comments
Post a Comment