Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas pamjeve shokuese nga Thethi, ku policia shihet duke drejtuar kallashnikovët ndaj protestuesve në kulmin e sezonit turistik.
“Stop terrorit shtetëror ndaj banorëve të Thethit! Ky është turizmi i kallashnikovit dhe terrorit i Ramaduros në Theth! Krim i shëmtuar shtetëror!” shkruan Berisha.
Në një moment kreu i IKMT-së, Fatmir Meta shihet mbi një fadromë, teksa thërret në drejtim të personit që ka hedhur molotovin: “Ku je o trim”, madje më pas vijon duke ofenduar banorët e Thethit me fjalor banal: “A të q*** ropt“.
Comments
Post a Comment