Beci pret Myftiun Muhamed Sytari, diskutohet çeshtja e tregtarëve të Zdrales dhe kërkesa e tyre për shtyrjen e afatit

Prita me kënaqësi Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Gjatë këtij takimi biseduam për projektet e përbashkëta mes Myftinisë së Shkodrës dhe Bashkisë, në funksion të zhvillimeve të qytetit. Janë një sërë projektesh që jo vetëm forcojnë bashkëpunimin, por vihen në shërbim të komunitetit dhe banorëve të Shkodrës.

E falënderova Myftiun, Imam Muhamed Sytari, për gatishmërinë dhe çasjen pozitive që ka treguar gjithmonë në mbështetje të projekteve zhvillimore, duke qenë përherë në shërbim dhe në mbrojtje të interesave të qytetit.

Gjatë takimit u ndalëm edhe te shqetësimi i tregtarëve të Zdrales dhe kërkesa e tyre për shtyrjen e afatit për lirimin e ambientit që është pronë e Myftinisë së Shkodrës.

Myftiu pranoi kërkesën time në emër të tregtarëve dhe u tregua i gatshëm të ndihmojë në gjetjen e një hapësire alternative për ta, duke ofruar një zgjidhje afatgjatë për komunitetin e tyre.

Comments