Babai nga Shkodra denoncon zhdukjen e vajzes dhe mbesës

Shkodër / Denoncim për largim nga banesa, nisin hetimet

Më datë 26.07.2025, shtetasi P. P., 61 vjeç, ka paraqitur kallëzim pranë Policisë së Shkodrës, ku ka deklaruar se nga banesa është larguar vajza e tij, shtetasja D. P., 20 vjeçe, së bashku me mbesën, shtetasen S. P., 18 vjeçe.

Aktualisht, shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e dy të rejave dhe sqarimin e rrethanave të largimit të tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

Comments