Atraksioni më i ri turistik në Shkodër / Ndryshimi rrënjësor i Xhamisë së Plumbit, “thith” vizitorë të shumtë

Xhamia e Plumbit është një tjetër atraksion turistik që i shtohet qytetit të Shkodrës.

Që nga inaugurimi i saj në maj të këtij viti, ky monument kulture po pret vizitorë të shumtë, të cilët po shohin nga afër ndryshimin rrënjësor që ka pësuar, pas restaurimit që i u bë me një investimi të qeverisë turke.

Ndërkohë, punimet për rehabilitimin e sheshit rreth xhamisë po vijojnë ku po bëhet e mundur krijimi i një hapësire për parkimin për automjetet, ndërsa po punohet edhe për restaurimin dhe nxjerrjen në dritë të mureve të xhamisë së vjetër e cila qëndron në një pjesë të oborrit të xhamisë së “Plumbit”.

Pas dëmeve të përsëritura nga përmbytjet dhe koha, ajo u restaurua falë bashkëpunimit të Qeverisë Turke dhe Qeverisë Shqiptare dhe sot qëndron më e bukur se kurrë, si një dëshmi e gjallë e bashkëjetesës fetare, trashëgimisë kulturore dhe rezistencës së Shkodrës përballë kohës.

Comments