Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, në gjendje të rëndë një person

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër tek degëzimi i parë në hyrje të Lezhës. Mësohet se një automjet taksi është përplasur me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë.

Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë.

Comments