Disa zona në vend janë përfshirë nga flakët. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako e cilëson situatën të qetë, ndërkohë që vlerëson si qarqet më problematike nga zjarret ato të Vlorës dhe Lezhës. Sipas kreut të AKMC, pjesa më e madhe e zjarreve në Shqipëri shkaktohen nga dora e njeriut.
”Aktualisht kemi një intensitet të ulët zjarresh. Kanë qenë 16 vatra dhe vetëm një prej tyre është ende aktive. Ditët e mëparshme kemi pasur situata më të rënda.
Qarqet më problematike kanë qenë në Vlorë, Lezhë e Kukës. Mbi 90% e rasteve janë me faktor njeri, lidhen drejtpërdrejt me djegien e kullotave dhe daljen jashtë kontrollit. Por nuk mund të përjashtojmë dhe tendencat kriminale”, tha Çako.
Comments
Post a Comment