Vullneti për dije nuk njeh moshë / Saimiri, përtej sfidave fizike, iu nënshtrua testit të fundit të Maturës Shtetërore
Saimir Ustabeqiri është kryetari i Shoqatës së Paratetraplegjikëve të Shkodrës.
Ai përfundoi sot provimin e fundit të maturës shtetërore në Gjimnazin “Jordan Misja”. Pavarësisht sfidave fizike, ai ia doli të mbyllë me sukses një etapë të rëndësishme të jetës së tij që kishte mbetur pezull për vite me radhë.
Tani që ka kaluar këtë pengesë, synimi i radhës për Saimirin është të ndjekë studimet në degën “Punë Sociale” në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Comments
Post a Comment