Sheshi i Shirokës është kthyer në një arenë të gjallë festimesh, me nisjen e ”Festës së Liqenit”, një aktivitet tre-ditor i organizuar nga Bashkia Shkodër.
Veprimtaritë kanë nisur të enjten dhe do të vijojnë gjatë fundjavës, duke sjellë argëtim, kulturë dhe promovim të turizmit lokal.
Pika kulmore e ditës së parë ishte performanca spektakolare e trupës së Cirkut Kombëtar, që tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të shumtë.
Axhenda e festës përfshin panairin me produkte vendase, ekspozita kulturore dhe çdo mbrëmje koncerte të hapura.
Po ashtu, nuk mungojnë aktivitetet sportive dhe argëtimi me biçikletat e ujit, një risi për këtë sezon në liqenin e Shkodrës.
Comments
Post a Comment