SHEMBULL I INTEGRIMIT - Vullneti i 29- vjeçarit me aftësi ndryshe, punë, art dhe aktivizëm


Ky është, Leonard Kumbulla 29 vjeç, person me aftësi të kufizuara, por kjo nuk e ka penguar të jetë aktiv në jetën sociale. Së fundmi  ai shfaqet si moderator në një aktivitet ndërgjegjësues kundër diskriminimit, një kauzë që e prek drejtpërdrejt. Pjesë e “Projektit Shpresa” prej më shumë se dy dekadash, Leonardi ka gjetur aty mbështetje, zhvillim personal dhe hapësirë për të ushtruar pasionet e tij

 


Leonardi është I punësuar me orar të kufizuar në një fasoneri dhe ëndërron që viti I rishkollor ta gjejë në bankat e shkollës së mesme,një dëshirë që pritet ti bëhet realitet


Drejtuesit e “Projektit Shpresa” theksojnë se, pavarësisht rasteve të bullizimit apo diskriminimit që hasen në shoqëri, Leonardi ka arritur të integrohet falëdëshirës dhe përkushtimit për t’u aktivizuar


Edhe pse nuk e pranon hapur se është ndier I përjashtuar, perms pikturave të tij Leonadi kërkon më shumë dashuri, afërsi dhe pranueshmëri nga shoqëria.


 


Comments