Sfidat e objekteve të trashëgimisë / DRTK: Restaurimi i objekteve historike, peng i problemeve të pronësisë
Restaurimi i objekteve që kërkojnë ndërhyrje emergjente në zonën historike të qytetit të Shkodrës mbetet një nga sfidat më të mëdha të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.
Sipas drejtueses së këtij institucioni, Amila Gjyrezi, pengesat kryesore lidhen me problemet e pronësisë, të cilat kanë vonuar zbatimin e projekteve për rivitalizimin e këtyre godinave historike.
Pavarësisht kësaj, DRTK Shkodër, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ato qendrore, po punon për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe sa më të shpejtë.
Aktualisht, Shkodra ka rreth 150 objekte të çertifikuara si monumente kulture, shumica prej të cilave janë banesa tradicionale me vlera historike dhe arkitektonike.
Comments
Post a Comment