Rritet nevoja për konsulta mjekësore / Në Poliklinikën e Specialiteteve çdo ditë, rreth 400 qytetarë kërkojnë ndihmë
Nisja e stinës së verës dhe rritja e temperaturave ka sjellë më shumë qytetarë që i drejtohen Polilinikës së Specialiteteve për konsulta.
Kjo rritje, sipas drejtorit të Poliklinikës në Shkodër, Egir Lezha, ka ardhur në masën 20-30%.
Për shkak të nevojës së shtuar, disa prej specialiteteve janë dubluar në mënyrë që të përballohet situata.
Çdo ditë, mesatarisht 400 qytetarë i drejtohen Poliklinikës në Shkodër për të kërkuar ndihmë mjeksore në një nga 21 specialitetet që ajo ofron për qarkun Shkodër.
Comments
Post a Comment