Projekte për restaurimin e Monumenteve Historike / DRTK: Do të ndërhyhet në kalanë Rozafa dhe objekte të tjera
Përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit të muzeve dhe Monumenteve Historike në Shkodër, një prej destinacioneve më të vizituara të veriut, shihet si një domosdoshmëri në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
Sipas drejtuesve të institucioneve përkatëse, janë miratuar disa projekte konkrete dhe të tjera janë në fazë përgatitore, me fokus ndërhyrjet restauruese në disa nga objektet më të rëndësishme muzeale, përfshirë edhe Kalanë e Rozafës
Ndërkohë, edhe godina e Muzeut Historik të Shkodrës, e njohur si shtëpia e patriotit Oso Kuka, është një nga monumenteve që pritet t’i nënshtrohen restaurimit
Një tjetër aspekt që kërkon përmirësim është sinjalistika turistike, që ndihmon vizitorët të orientohen drejt destinacioneve muzeale dhe pikave të trashëgimisë kulturore.
Comments
Post a Comment