Një talent në rritje - Eldisi, violinisti maturant që i jep jetë muzikës në Shkodër

Eldisi, maturant i Shkollës Artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër, është një nga talentet e reja premtuese në fushën e muzikës klasike. 
Pasioni i tij për violinën ka nisur që në moshën 6-vjeçare, i frymëzuar nga babai, i cili gjithashtu është instrumentist.

Me përkushtim të admirueshëm, Eldisi i kushton orë të tëra çdo ditë ushtrimeve me violinën, ndërsa angazhohet rregullisht në aktivitetet kulturore që zhvillohen në qytet. Prej dy vitesh ai është pjesë e Orkestrës Simfonike të Shkodrës, ku ka interpretuar në disa koncerte me peshë.

Së fundmi, djaloshi i talentuar shkodran ka marrë pjesë edhe në Festivalin Teatror për të Rinj, duke treguar një shtrirje të gjerë të angazhimit artistik, përtej muzikës klasike.
 Ai përfaqëson një model të bukur të rinisë shkodrane që investon talentin në artin dhe kulturën e qytetit.

Comments