“Nën hijen e trashëgimisë sonë” / Mbrëmje shpirtërore në Xhaminë e Plumbit nga Myfinia Shkodër

Një mbrëmje e veçantë shpirtërore u zhvillua në ambientet e saporestauruara të xhamisë së Plumbit në Shkodër, e cila u kthye në një qendër reflektimi dhe edukimi për rreth 300 nxënës, mësues, imamë dhe prindër. 
Kjo ishte mbrëmja e parë e këtij lloji pas restaurimit të këtij monumenti të çmuar të trashëgimisë fetare, kulturore dhe historike shqiptare.

Aktiviteti, me temë “Nën hijen e trashëgimisë sonë”, u organizua nga Myftinia e Shkodrës me pjesëmarrjen e nxënësve nga mejtepe dhe kurse të ndryshme fetare, duke sjellë në vëmendje vlerat e fesë islame dhe rolin e trashëgimisë në edukimin e brezit të ri.

Mbrëmja u mbyll me vizita në ambientet historike të xhamisë së Plumbit, ku nxënësit dhe prindërit patën mundësi të njihen më nga afër me historinë dhe simbolikën e kësaj xhamie unike në Ballkan.

Comments