Pas nënshkrimit të peticionit me 749 firmëtarë, adresuar Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, pezullohen ndërhyrjet ne burgun e Spaçit, deri në një moment të dytë.
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe nënshkrues të këtij peticioni shprehen përmes një postimi se ky pezullim është një hap i rëndësishëm drejt reflektimit institucional, por mbetet vetëm një ndalesë e përkohshme.
Ata bëjnë me dije do të vijojnë me vendosmëri të kërkojnë ndalimin përfundimtar të punimeve, si dhe shndërrimin e Burgut të Spaçit në një memorial kombëtar të krimeve të komunizmit, një vend nderimi, reflektimi dhe edukimi, që i përket kujtesës kolektive dhe jo ndërhyrjeve të paplanifikuara.
Në vijim të kërkesës për informacion, datë 11.06.2025, administruar në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) me Nr. 1115 Prot., datë 12.06.2025, në lidhje me ndërhyrjet në objektet e ish "Burgut të Spaçit". Ju informojmë se:
Bazuar në Ligjin Nr. 27/2018 "Per Trashëgiminë Kulturore dhe Muzete", VKM nr. 1125/2020 "Per miratimin e rregullave të projektimit, zbatimit të punimeve të nderhyrjeve ruajtese e mbrojtëse në pasurite kulturore materiale, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të tyre", si dhe në vijim të inspektimit në terren me qëllim verifikimin e punimeve në datë 02.06.2025, punimet janë pezulluar deri në një moment të dytë, me qëllim vlerësimin në tërësi të situatës dhe kryerjen e procedurave të nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.
Duke Ju falënderuar për mirëkuptimin,
Comments
Post a Comment