Murtaja, asgjësohen 178 të imëta në Shkodër/ Preçi: Po shihet mundësia e dëmshpërblimit për ato që ishin të matrikulluara
178 krerë të imta në të dy fermat që kanë rezultuar me murtajën e ruminantëve të vegjël në Shkodër janë asgjësuar.
Ende ministri nuk ka nxjerrë udhëzimin konkret mbi mënyrën e dëmshpërblimit.
Megjithatë, Preçi thotë se do të shihet mundësia e dëmshpërblimeve për fermerët që janë të pajisur me matrikullimet përkatëse.
Rasti i Postrribës mbetet më i vështirë për shkak se të imtat i kishte blerë në treg të zi.
Comments
Post a Comment