‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 74 vite burg për 7 të pandehurit! 15 vite për Behar Bajrin e 14 vite për Pëllumb Gjokën
74 vite burg në total kërkon Prokuroria e Posaçme për 7 të pandehurit e dosjes Metamorfoza. Dënimin më të madh, SPAK e kërkon për Behar Bajrin me 15 vite burg dhe 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka. Ndërkohë, për ish-shefin e Operacionales në Tiranë, Oltion Bistri, SPAK ka kërkuar 9 vite burg. Për të pandehurit e tjerë, janë kërkuar dënimet si vijon: 11 vite burg për Edmond Prekën, 10 vite burg për Astmer Bilalin, 9 vite burg për Ardit Hasanbegajn, 6 vite për Xhevair Litën.
Ata akuzohen për planin e vrasjes për Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin dhe Dorian Duli.
SPAK ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e pasurive të Oltion Bistrit, me një vlerë të prej 1.3 milionë euro.
Akuzat
Bajri, i konsideruar si drejtues i grupit kriminal akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm Kleant Musabelliu, Dorian Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”.
Pëllumb Gjoka, akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Kleant Musabelliu, Dorian Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”.
Comments
Post a Comment