Kërkuan lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Rustemin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për liri të Safet Rustemit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit. Ata akuzohen për vrasjen e Fabardh Licit në Shkodër, ndërsa Gjykata e Lartë refuzoi rekursin për heqjen e masës arrest në burg.

'Gjykata e Lartë vendosi: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Behar Bajri, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kundër vendimit nr. 20 (87-2025- 93), datë 20.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar', thuhet në njoftim. 

Gjykata e Posaçme ka vendosur më herët caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” edhe ndaj personave nën hetim Behar Bajri dhe Astmer Bilali.

Comments