Shkodra dhe atraksionet e saj po preferohen nga turistët e huaj, sidomos spanjoll, gjerman dhe francez.
Sipas specialistes së Zyrës Së Informacionit që Bashkia Shkodër ka në qëndër të qytetit, Imelda Mullini, mesatarisht në ditë kërkojnë informacion 15-20 turistë të huaj.
Sipas saj, në top listën e destinacioneve më të preferuara këtë periudhë është Thethi.
Nisur nga prenotimet e të huajve, ditët në vijim pritet që të ketë një fluks më të shtuar të turistëve, ndërsa piku i vizitorëve është periudha nga gjysma e Korrikut deri në fund të Shtatorit.
Comments
Post a Comment