Dezinsektimi në Shkodër / Në fokus plazhi i Velipojës dhe zona urbane

Procesi i dezinsektimit në territorin e Bashkisë Shkodër për vitin 2025 po zhvillohet sipas planit të paracaktuar.

 Këtë e konfirmojnë specialistët e sektorit përkatës pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit dhe Kujdesit Shëndetësor.

Deri më tani janë realizuar katër trajtime, të cilat kanë nisurnë muajin prill, ndërsa faza e radhës pritet të zhvillohet pas një jave.

 Fokus I këtij procesi janë zonat me praninë e ujërave të ndenjura në qytetin e Shkodrës dhe plazhi i Velipojës, ku dezinsektimi përqendrohet kundër larvave të mushkonjave.

Megjithë ndërhyrjet e deritanishme në plazhin e Velipojës, prania e mushkonjave, veçanërisht në disa zona të caktuara, vijon të jetë shqetësuese për pushuesit. Sipas specialistëve,kjo ndodh për shkak të vështirësisë së trajtimit të disa pjesëve të territorit, të cilat mund të përfshihen vetëm përmes ndërhyrjeve nga ajri.

Procesi i dezinsektimit që po realizohet nga shërbimi epidemiologjik ka mbështetjen edhe të Bashkisë Shkodër, e cila ndihmon në identifikimin e zonave më problematike që kërkojnë trajtim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit.

Comments