Dëmtohet aksidentalisht me kapsollë, 54-vjeçarja paraqitet në Spitalin e Pukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 09.06.2025, në spitalin e Pukës, është paraqitur me dëmtime të lehta në fytyrë, shtetasja F. L., 54 vjeçe, e cila dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një kapsolle, gjatë një aktiviteti kulturor në qytetin e Pukës. Pasi mjekimit në spitalin e Pukës, ajo u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.   
 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Comments