Asnjë tolerim ndaj subjekteve! / Drejtori i AKU Shkodër, Haderi: Në fokus tregtimi i mishit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qarkun Shkodër ka zhvilluar kontrolle në 30 subjekte të tregtimit të mishit nga të cilat 4 kanë rezultuar me problem në dokumentacione dhe cilësi.

Kreu i AKU në Shkodër, Ramir Haderi, thotë se qëllimi është ndalimin i përhapjes së mëtejshme të sëmundjes së muartajës tek dhentë në bashkëpunim me institucionet e tjera, ndaj po zhvillohen kontrolle në rrugë tregje dhe pika kufitare.

Për momentin. fokusi i AKU në Shkodër është tek tregtimi i mishit për shkak të përhapjes së murtajës tek dhentë në disa qytete të vendit, por në të njëjtën kohë vijon puna edhe për sigurinë ushqimore përgjatë këtij sezoni turistik me kontrollin e subjekteve të ndryshme në qarkun e Shkodrës.

Comments