34 vite PS, Rama me socialistët: Fitorja përgjegjësi e madhe dhe besim për të udhëhequr vendin drejt BE

34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, dhe në ambientet e jashtme të selisë, kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalën e tij. Rama tha se kjo festë vjen me një fitore të madhe ai ajo më 11 Maj, për të cilën theksoi se është një përgjegjësi e madhe dhe një besim për të udhëhequr vendin drejt BE-së. Rama falënderoi të pranishmit dhe kontribuuesit ndër vite në Partinë Socialiste. PS është edhe partia e cila ka qeverisur vendin më gjatë se çdo forcë tjetër politike në 34 vite demokraci. Socialistët morën drejtimin e vendit nga 1997-a deri në vitin 2005, për 8 vite.

”Ditë që bëhet e veçantë si rezultat i faktit që vjen pas një fitoreje domethënëse të PS, një fitoreje e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër, përveç faktit që u mishërua si rezultat i një mbështetje më të madhe se asnjëherë tjetër për PS. Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushtet kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, brenda kësaj dekade”,-tha Rama. Kreu i PS-së gjatë fjalës së tij se fokus i punës së Parlamentit të ri gjatë këtyre 4 viteve do të jetë anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian. Ky proces sipas kryeministrit, do të shtrihet në të gjithë territorin dhe do të përfshihen edhe njësitë e pushtetit vendor.
Vlera kryesore e kësaj skuadre janë burimet e veta njerëzore, ku ne do të duhet të qëmtojmë me kujdes për të përzgjedhur më të mirët e mundshëm. Procesi i anëtarësimit nuk është një proces thjeshtë i qeverisë, por një proces i shtrirë në të gjithë territorin ku përfshihen edhe njësitë e pushtetit vendor. Nëse do bëjmë gjënë e duhur në çdo hap dhe do ta adresojmë si prioritet kombëtar të PS-së, do i japim një forcë të madhe PS-së në territor, duke u bazuar te njerëzit më të përgatitur. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit, më shkuan sytë të Frrok Çupi dhe Ylli Rakipi. Ylli Rakipi rri larg për të thënë që s’jam me ju. Falenderoj edhe të gjithë ata që janë këtu para nesh dhe që janë të pranishëm gjithmonë në këto sebepe dhe në jetën e partisë.

Zysh Arta nuk më ndahet dhe shokun Gramoz që nuk diskutohet që sa kohë do e shoh në oborrin e partisë, partia është në rrugën e duhur. Shqetësohuni për kohën që ai s’do jetë më në PS, atë kohë se di si do bëni, por s’do jem as unë. Një falënderim të posaçëm edhe për Sekretarin e Përgjithshëm, i cili si gjithmonë në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Një falënderim në mbyllje për të gjitha gratë dhe vajzat që janë të pranishme”, tha mes të tjerash Rama.

Fjalën hapëse e nisi sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Ai falenderoi socialistët e diasporës dhe tha se kjo organizatë politike i ka shërbyer me patriotizëm Shqipërisë. “Mirë se keni ardhur në 34-vjetorin e PS, e cila ja ka dalë në këto 34 vite të jetë partia më e madhe në vend.

T’i shërbej Shqipërisë me patriotizëm dhe sot që jemi edhe pranë integrimit të BE. Shumë faleminderit partisë tonë të madhe, faleminderit çdo socialisti dhe faleminderit atyre që dhanë kontributin për herë të parë nga diaspora. Faleminderit kryetarit tonë Edi Rama”,-tha Klosi.

Comments